Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
‘Kartolinë nëntori’, kryeministri Rama publikon videon e nxënësve të shkollës Sami Frashëri
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të veçantë nga nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, e cila shfaq krijimin e tyre më të fundit për muajin nëntor. Kartolina e përgatitur me shumë pasion nga nxënësit përmban një mesazh urimi për një ditë të mbarë, duke treguar kreativitetin dhe angazhimin e të rinjve në aktivitetet shkollore. Në videon e publikuar nxënësit e shkollës së mesme të Tiranës këndojnë nën ritmet e këngës së njohur ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’ shoqëruar me pamje dhe një koreografi shumë të bukur. MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë kartolinë nëntori, krijuar me pasion nga vetë nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, ju uroj një ditë të mbarë’ shkruan Rama. Top Channel