Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rikthehen ditët me diell, por ulen temperaturat! Ja parashikimi i motit për sot
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 10 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do te jete i forcës 2-3 ballë.