Katër të plagosur në një përplasje me armë në Udine, dy në gjendje kritike/ Dyshohet për larje hesapesh mes familjeve

Katër të plagosur në një përplasje me armë në Udine, dy në gjendje kritike/ Dyshohet për larje hesapesh mes familjeve

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së martës qytetin e Udines. Katër persona mbetën të plagosur në një përplasje të armatosur të ndodhur në Via della Roggia, pranë zonës së ish-thertores dhe selisë rajonale. Mes të plagosurve janë dy burra të moshave 23 dhe 38 vjeç, të cilët u qëlluan respektivisht në bark dhe në ijë. Njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje kritike. Një i tretë u dërgua në spital me kod të verdhë, ndërsa personi i katërt shkoi vetë në urgjencë. Sipas hetimeve të para, ngjarja lidhet me një konflikt të dhunshëm mes dy familjeve me prejardshje rome. Burime hetimore, të konfirmuara edhe nga dëshmitë në vendngjarje, raportojnë se rreth orës 18:30 dy grupe — një burrë me...