Negocionte çmimet e drogës, kush është polici spanjoll që bashkëpunonte me mafien shqiptare

Negocionte çmimet e drogës, kush është polici spanjoll që bashkëpunonte me mafien shqiptare

Një skandal i madh ka tronditur Policinë Kombëtare të Spanjës, pasi një ish-shef i sektorit të antidrogës është zbuluar se bashkëpunonte me mafien shqiptare, duke negociuar vetë çmimet e drogës për trafikantët. Sipas mediave spanjolle, veçanërisht raportimit të Pedro Serra për OK Diario, ish-shefi i Grupit II të Narkotikëve, Faustino Nogales, dyshohet se ka punuar për një organizatë të fuqishme kriminale të udhëhequr nga serbi Stefan Milojeviç, që kontrollonte rrjetin e shpërndarjes së drogës në Majorka de Ibiza. Hetimet tregojnë se Nogales kishte kaluar “në anën tjetër të ligjit” duke u bërë pjesë e grupit që menaxhonte mbi 50% të tregut të drogës në ishujt spanjollë. Në përgjimet telefonike të publikuara, ai dëgjohet duke biseduar për çmimet e drogës dhe duke ndërhyrë për të ulur...