VIDEO/“Mbretëresha” e mashtrimeve me kriptomonedhat mbetet në burg, gjyqtarët habiten me pasurinë. Gabimi që e çoi në pranga 

VIDEO/“Mbretëresha” e mashtrimeve me kriptomonedhat mbetet në burg, gjyqtarët habiten me pasurinë. Gabimi që e çoi në pranga 

Një video po qarkullon në internet nga momenti i arrestimit të “mbretëreshës” 47-vjeçare kineze të kriptomonedhave, e cila u dënua sot nga një gjykatë britanike me 11 vjet burg pasi u shpall fajtore për “pastrimin” e 5 miliardë dollarëve në Bitcoin dhe mashtrimin e më shumë se 100,000 bashkatdhetarëve të saj në atdheun e saj.  Në pamjet e publikuara nga Daily Mail dhe të xhiruara nga një kamera e integruar në uniformën e njërit prej oficerëve të policisë që hynë me forcë në shtëpinë e saj për ta arrestuar, Zhimin Qian shihet e shtrirë në shtrat dhe e mbuluar me çarçafë.  Për disa sekonda, Qian këmbëngul të thotë emrin e saj e shtrirë, pa u përpjekur të lëvizë nga shtrati. Për 6 vjet 47-vjeçarja kineze arriti t’i shmangej arrestimit duke jetuar në Britani, ku sipas raportit jetonte...