E quajnë veten dibranë/ Historia e Donaldit dhe Daudës, dy shokëve nga Afrika që jetojnë në Shqipëri. Pikëpamjet për vendin tonë (VIDEO)

E quajnë veten dibranë/ Historia e Donaldit dhe Daudës, dy shokëve nga Afrika që jetojnë në Shqipëri. Pikëpamjet për vendin tonë (VIDEO)

Donald nga Kameruni dhe Dauda nga Nigeria janë dy shokë që jetojnë në Shqipëri ndërsa thonë se e kanë dashur vendin tonë që nga dita e parë dhe tashmë e quajnë veten dibranë.  Ata na tregojnë historinë e tyre të veçantë, për jetën në Tiranë, miqësitë e reja dhe dashurinë që kanë për kulturën shqiptare ndërsa Dauda na shpjegon se pse vendosi të vijë në vendin tonë për studime.  “Kam ardhur në Shqipëri sepse profesori im në Nigeri më sugjeroi ta bëja këtë, pasi ka shkolla shumë të mira. Kam ardhur për studime – për bachelor dhe master. Gjuha shqipe më duket shumë e vështirë, por me kohë dhe durim do ta mësoj. Kam shumë miq këtu – shqiptarë, nigerianë dhe afrikanë nga vende të ndryshme. Njerëzit në Shqipëri janë shumë socialë...