Atentati në Rinas/ E bërë “shoshë” nga plumbat, mjeti i “shënjestrës” merret për ekspertizë (VIDEO)

Atentati në Rinas/ E bërë “shoshë” nga plumbat, mjeti i “shënjestrës” merret për ekspertizë (VIDEO)

makina TIRANË- Automjeti tip "Benz", me të cilin udhëtonte viktima e atentatit në Rinas, Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe miku i tij shofer, Muçi Shaljani alias Sheqeri, është hequr nga vendngjarja në orët e mbrëmjes së të martës. "Benz"-i që ishte shënjestër e autorëve dhe me të cilën lëviznin Dani dhe Shaljani, u mor nga ekspertët ku do t’i kryhet ekspertiza ligjore. Ndërsa, edhe pse tashmë disa orës pas ngjarjes, aksi vijon të jetë ende i bllokuar.  Ndërkohë, në makinën e autorëve që u gjet e shkrumbuar në një përrua pranë aksit Fushë-Krujë – Krujë, midis fshatrave Halil dhe Zallë, i gjetën tre armë tip kallashnikov dhe një pistoletë. Armë të cilat, mendohet se janë përdorur në ngjarje nga autorët dhe janë dërguar për ekspertizë. Automjeti me targa...