“Mbi 2 mijë vjet burg për Imamoglu”, Prokuroria kërkon dënimin e pazakontë për kryetarin e bashkisë së Stambollit

“Mbi 2 mijë vjet burg për Imamoglu”, Prokuroria kërkon dënimin e pazakontë për kryetarin e bashkisë së Stambollit

Një prokuror i Stambollit kërkoi këtë të martë dënim me më shumë se 2000 vite burg për kryetarin e burgosur të Stambollit Ekrem Imamoğlu. Imamoglu, rivali  kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, akuzohet për plot 142 vepra penale që lidhen me korrupsionin, ryshfetin, zhvatjen dhe grupin e strukturuar kriminal. Sipas prokorit, kryebashkiaku i Stambollit së bashku me një grup me më shumë se 400 persona i kanë shkaktuar shtetit turk humbje me 160 miliardë lira. Një tjetër kërkesë e ndarë nga çështja, kërkon edhe mbylljen e partisë opozitare, Partia Republikane Popullore pjesë e së cilës është edhe Imamogli. Të gjithë personat e akuzuar i kanë mohuar pretendimet e prokurorit.