I dyshuar për planifikim atentatesh ndaj politikanëve, përfshirë Scholz dhe Merkel, arrestohet 49-vjeçari në Gjermani

I dyshuar për planifikim atentatesh ndaj politikanëve, përfshirë Scholz dhe Merkel, arrestohet 49-vjeçari në Gjermani

Prokuroria Federale në Gjermani njoftoi arrestimin e një 49‑vjeçari, të dyshuar si anëtar i grupit të njohur “Qytetarët e Rajhut”, i cili planifikonte atentate ndaj politikanëve. Mes emrave në listën e supozuar të “të dënuarve me vdekje” përmenden ish‑kancelarët Olaf Scholz dhe Angela Merkel, si dhe ish‑ministra të tjerë federalë. Sipas raportimeve, i arrestuari, i identifikuar me inicialet Martin Sh. dhe me shtetësi gjermano‑polake, u ndalua mbrëmjen e së hënës në Dortmund. Autoritetet deklaruan se ai kohët e fundit organizonte sulme përmes një faqeje që e kishte titulluar “Politika e Vrasjeve”. Në atë faqe ai shpjegonte një skemë ku mbështetësit do të dërgonin donacione në kriptomonedha, si “shpërblim për kapje”, për persona që do t’i kryenin vrasjet e politikanëve të cilët ai i quante “kundërshtarë”....