Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sapo kishte fituar titullin si “Miss”, ndërron jetë në një aksident tragjik modelja 21-vjeçare, së bashku me të dhe i dashuri i saj
Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën 21-vjeçares Alison Montaño Guerrero, e shpallur vetëm një javë më parë Miss Teocaltiche 2025, dhe të dashurit të saj, Jesús Eduardo Severiano García. Çifti mbeti i bllokuar brenda makinës së tyre pas një përplasjeje ballore me një kamion të premten e kaluar, në autostradën Jalostotitlán–Teocaltiche në Meksikë. Ekipet e emergjencës konfirmuan vdekjen e tyre në vendngjarje. Guerrero, e cila më 30 tetor mori kurorën e bukurisë në qytetin e saj, kishte bërë përshtypje me fjalimin plot vlera, ku u shpreh: “Bukuria e vërtetë nuk matet me kurora apo fustane, por me aftësinë për t’u sjellë të tjerëve me respekt dhe dashuri.” E reja studionte Psikologji dhe Edukim në Universitetin e Guadalajara-s dhe përshkruhej nga mediat lokale...