Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Gjin Gjoni: Atentati në Rinas ekspozon Shqipërinë si Palermon e viteve 1980
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar pas atentatit të ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, një personazh i njohur i drejtësisë dhe u plagos rëndë shoferi i tij, agjent i AMP-se. Në një reagim në facebook Gjoni e cilësoi ngjarjen si një “këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë publike”, duke e krahasuar situatën në vend me Palermon e viteve ’80. Postimi Rama u veshi kriminelëve kostumin e biznesmenit, qytetarët në mëshirë të plumbave që derdhin bandat!Një atentat që e ekspozon Shqipërinë si Palermon e viteve 1980 u shënua sot pranë Aeroportit të Rinasit, në Tiranë, një prej zonave që do të duhej të ishte më e sigurt në Republikën e Shqipërisë.Një personazh i njohur i drejtësisë mbeti i vrarë,...