Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Grupi i goditur do të reagojë”, Alibeaj paralajmëron: Vrasja e Gilmando Danit mund të ndezë hakmarrje të reja
“Kjo ngjarje do pasohet nga një ngjarje tjetër ku grupi tjetër i goditur sot do të marrë hak me të njëjtin skenar”. Është ky paralajmërimi tragjik i ish-deputetit Enkelejd Alibeaj në një studio televizive, pas atentatit mafioz në Rinas ku u ekzekutua me breshëri plumbash krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur rëndë punonjësi i AMP-së. Alibeaj theksoi se krimi e ka sfiduar shtetin sepse ushqehet nga shteti dhe këtë e bazon edhe në faktin që së bashku me Gilmando Danin, një personazh i krimit me precedentë penalë dhe i dënuar, ndodhej edhe punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri. “Krimi e ka mëse të lehtë jo vetëm për kryer vepra penale, por ndjehet i pacenuar, i pakufizuar, i pambikëqyrur. Si mund të ndodhë...