Emërohet drejtori i ri, ja kush do ta drejtojë burgun e Durrësit

Emërohet drejtori i ri, ja kush do ta drejtojë burgun e Durrësit

Është prezantuar ditën e sotme drejtori i ri i emëruar në IEVP Durrës (burgu i Durrësit), Indrit Cërrloj, i cili deri më tani ka mbajtur pozicionin e të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Durrës. Më herët këtë pozicion e ka mbajtur si i komanduar, Edmond Llabani. Cerloj ka mbajtur më përpara poste drejtuese, i njohur dhe si përfaqesuës i Partise Socialiste në Durrës, ndërsa më herët ka qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës. Emërimi i tij vjen në vazhdën e ndryshimeve të muajve të fundit që janë bërë në drejtuesit e institucioneve në Durrës