Tronditet qeveria, bashkëpunëtori i Zelenskyt hetohet për korrupsionin 100 milionë dollarë, arratiset nga Ukraina

Tronditet qeveria, bashkëpunëtori i Zelenskyt hetohet për korrupsionin 100 milionë dollarë, arratiset nga Ukraina

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU) ka hapur një hetim ndaj Timur Midych, një bashkëpunëtor i afërt i presidentit Volodymyr Zelensky, lidhur me një çështje të dyshuar korrupsioni që kap vlerën e 100 milionë dollarëve në sektorin e energjisë. Sipas mediave ukrainase, hetimi përfshin kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore “Energoatom”, e cila dyshohet se ka marrë ryshfete prej 10 deri në 15% nga kontraktorë privatë në shkëmbim të kontratave të majme. Deri më tani, shtatë persona janë vendosur nën hetim, ndërsa priten edhe arrestime të tjera. NABU ka zhvilluar bastisje në banesën dhe zyrat e Midych më 10 nëntor, por sipas raportimeve mediatike, ai kishte braktisur vendin pak orë përpara nisjes së operacionit. Timur Midych, ish-partner biznesi dhe bashkëpronar i kompanisë së prodhimit të...