Detaje nga atentati/ Autorët u siguruan që Dani të vdiste, pas breshërisë drejt “Benz”-it, njëri i maskuar zbriti dhe…

Detaje nga atentati/ Autorët u siguruan që Dani të vdiste, pas breshërisë drejt “Benz”-it, njëri i maskuar zbriti dhe…

gilmando dani-Muçi Shaljani TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani i njohur edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, i cili ishte edhe objektiv i atentatit, mbeti i vdekur në vend. Ndërsa miku i tij, Shaljani, i cili prej 3 mujash shërbente si agjent i AMP-së, po drejtonte mjetin dhe ka marrë plumba në kokë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.   Dinamika e ngjarjes: 47-vjeçari Gilmando Dani sapo kishte mbërritur në Shqipëri nga Barcelona, Spanjë. Të dy ishin nisur me avion drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën të parkuar në aeroport, ndërsa u kthyen nga Barcelona këtë të martë. Sipas burimeve për...