Veprimi klimatik kërkon vëmendje dhe investime të vazhdueshme

Veprimi klimatik kërkon vëmendje dhe investime të vazhdueshme

Në Belem të Brazilit përfundoi samiti i klimës , ku udhëheqësit nga 43 vende dhe Bashkimi Evropian miratuan Deklaratën e Belemit mbi Urinë, Varfërinë dhe Veprimin Klimatik me Njerëzit në Qendër. Deklarata thekson se ndryshimi i klimës, degradimi i mjedisit dhe humbja e biodiversitetit po përkeqësojnë urinë, varfërinë dhe pasigurinë ushqimore, duke ndikuar në mënyrë shpërpjesëtimore mbi popullsitë më të pambrojtura.   Deklarata kërkon investim të vazhdueshëm në lehtësimin dhe përshtatjen, duke theksuar marrjen e masave që vendosin njerëzit në qendër, të tilla si mbrojtja shoqërore e sigurimi i drithërave për të forcuar qëndrueshmërinë shoqërore, si edhe duke kërkuar që financimi klimatik t’u japë përparësi projekteve që krijojnë mundësi dhe mjete jetese për fermerët e vegjël, bashkësitë tradicionale dhe njerëzit që jetojnë në zona pyjore, për të nxitur një tranzicion të drejtë energjetik.  Si...