Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Video/ Tragjedi në Turqi, avioni ushtarak rrëzohet në kufirin midis Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit, 20 persona në ekuipazh
Një avion transporti ushtarak turk i tipit C-130 është rrëzuar në kufirin midis Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit. Sipas njoftimit zyrtar, avioni ishte nisur nga Azerbajxhani me destinacion Turqinë, por humbi kontaktin dhe u rrëzua në një zonë malore përgjatë kufirit të dy vendeve. Në bord ndodheshin 20 persona, mes tyre pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. “Një avion transporti ushtarak C-130, i cili u nis nga Azerbajxhani dhe kishte për destinacion vendin tonë, u rrëzua në kufirin Gjeorgji–Azerbajxhan. Operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen në bashkëpunim me autoritetet e të dy vendeve”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Në rrjetet sociale gjeorgjiane dhe turke janë publikuar video dhe foto që pretendohet se tregojnë momentet pas rrëzimit, ku duken pjesë të avionit, përfshirë bishtin dhe një derë të tij. Deri...