Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Atentatori zbriti nga makina dhe qëlloi, viktima dhe i plagosuri shkëmbyen zjarr… Ekzekutim mafioz në Rinas, si iu zu pritë dy personave të kthyer nga Spanja
Gazetari Klajdi Bodlli raporton informacione të reja nga ngjarja mafioze ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë punonjësi i AMP, Muçi Shaljani (Sheqeri). Sipas të dhënave të siguruara nga pamjet e videos së ngjarjes, mjeti tip Mercedes-Benz, ngjyrë e bardhë, ndalon pak sekonda dhe më pas rrotullohet dhe ndalon tek vijat e bardha të rrethrrotullimit të Rinasit, ku shihet një person me derën e hapur, i cili duket pa shenja jete. Pikërisht në atë pozicion, ndalon edhe mjeti tip C-Class. Pak më sipër, brenda hapësirës së rrethrrotullimit, ndalon mjeti tip Toyota i autorit, i cili zbret nga dera e pasagjerit të këtij mjeti dhe, me shumë mundësi, ka një tjetër shofer brenda. Ai i afrohet Mercedesit tip C-Class, hap derën e pasagjerit...