Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Balliu për atentatin mafioz në Rinas: Koçiu tha se Shqipëria është vend i sigurtë
Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 16:31 Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar për atentatin mafioz ku u vra Gilmando Dani. Ai shprehet se kjo ndodhi vetëm 10 minuta pas mbylljes së komisionit për sigurinë ku ministrja e Brendshme Albana Koçiu, deklaroi se Shqipëria është vend i sigurt. Ai ngre pikëpyetje mbi sigurinë në vend dhe thekson se atentati mafioz ndodhi në zonën më të sigurt në Shqipëri. ”Vetëm 10 minuta pas mbylljes së Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku opozita i kërkonte llogari ministres së Brendshme dhe kupolës së Policisë së Shtetit për mungesën e sigurisë në vend, ministrja, me përbuzje, deklaroi se Shqipëria është vendi më i sigurt dhe me një rritje të vazhdueshme të sigurisë. Por menjëherë më...