Zbardhen detaje të reja nga atentati në Rinas: Makina me xhama plastikë, jo e blinduar

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Rinas: Makina me xhama plastikë, jo e blinduar

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se automjeti ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (i njohur si Muçi Sheqeri), nuk ka qenë i blinduar, siç u raportua fillimisht.Xhamat e makinës ishin të mbuluar me qese plastike të forta, që nuk thyheshin lehtë, duke krijuar përshtypjen e një makine të blinduar. Në timon ka qenë Muçi Shaljani, ndërsa Gilmando Dani ndodhej në sediljen e pasagjerit.Të dy ishin kthyer sot nga jashtë shtetit, pasi kishin udhëtuar më 7 nëntor, ndërsa automjetin e kishin lënë të parkuar në parkingun e aeroportit gjatë mungesës. Pas atentatit, një makinë e djegur është gjetur jo shumë larg vendit të ngjarjes dhe dyshohet se brenda saj mund të ketë armë.Policia ende nuk i është afruar automjetit për shkak se plumbat që...