FOTO/ U plagos me plumb në kokë, ky është agjenti i AMP, Muçi Shaljani (Sheqeri)! Shoqëronte viktimën Gilmando Danin.. 

FOTO/ U plagos me plumb në kokë, ky është agjenti i AMP, Muçi Shaljani (Sheqeri)! Shoqëronte viktimën Gilmando Danin.. 

Publikohet foto e Muçi Shaljanit (Sheqerit), të plagosurit gjatë atentatit të sotëm ndaj Gilmando Danit në Rinas.  Shaljani që prej shtatorit ishte emëruar si agjent në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore (AMP).  Sot ai po shoqëronte me makinë të blinduar Gilmando Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit. Dani sapo ishte kthyer në Shqipëri në aeroportin e Rinasit, teksa u mor në makinë nga Shaljani.  Rrugës teksa po ktheheshin atyre iu bë një atentat ku Gilmando Dani mbeti i vrarë, ndërsa Shaljani ndodhet te Trauma në gjendje të rëndë me plumb në kokë.  Ende nuk dihen autorët e ngjarjes, teksa më pas një makinë u gjet i djegur pranë Krujës.