Dani dhe agjenti i AMP dolën nga Shqipëria 4 ditë më parë/ Makina nuk ishte e blinduar (Detajet)

Dani dhe agjenti i AMP dolën nga Shqipëria 4 ditë më parë/ Makina nuk ishte e blinduar (Detajet)

Gilmando Dani, miku i Emiljani Shullazi u vra në një atentat mafioz të ndodhur pasditen e së hënës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i plagosur edhe shtetasi Muçi Shaljani (Sheqeri).  Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, sapo Dani dhe Shaljani kishin zbritur nga avioni pasi ishin kthyer nga Barcelona. Viktima dhe i plagosuri mësohet se ishin larguar drejt Spanjës më datë 7 nëntor dhe u kthyen në Shqipëri të martën, më 11 nëntor, në orën 14:00.  Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se automjeti me të cilin lëviznin viktima dhe i plagosuri nuk ishte i blinduar dhe xhamat ishin me qese plastmase që nuk thyheshin.  Rreth 40 minuta pas atentatit policia gjeti një makinë të djegur në zonën e Fushë-Krujës që dyshohet se i përket autorëve. Brenda makinës dyshohet se ka armë zjarri pasi janë dëgjuar plumba...