Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vrasja e Gilmando Danit në Rinas, policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje të rëndë
vendngjarje TIRANË- Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me atentatin mafioz në Rinas, mesditën e sotme, rreth orës 14:20. Si pasojë e të shtënave ka metur i vrarë Gilmando Dani, bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit, ndërsa i plagosur ka mbetur Muçi Shaljani (Sheqeri). Ky fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë, blutë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve. Njoftimi: Rinas/Informacion paraprak Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet...