Mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit, 40-vjeçari dyshohet punonjës i AMP (EMRI)

Mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit, 40-vjeçari dyshohet punonjës i AMP (EMRI)

vendngjarje TIRANË- Muçi Shaljani (Sheqeri) 40-vjeç mbeti i plagosur rëndë në atentatit që ndodhi pasditen e së martës pranë rrethrrotullimit të Rinasit. Ai ndodhej në një automjet të bardhë tip “Benz”, së bashku me Gilmando Danin, ku ky i fundit nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Mësohet se Shaljani është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë një plumb në kokë. Burime për mediat bëjnë me dije se ka dyshime që personi i plagosur, i cili në momentin e atentatit ka qenë në timonin e mjetit të blinduar është një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Shaljani drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz” kur drejt tyre u hap zjarr pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani 47-vjeç. Ky i fundit nuk i mbijetoi dot plagëve të marra./ZËRI