Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Gilmando Dani u kthye sot nga Barcelona
Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 16:05 Gilmando Dani i cili u vra në një atentat mafioz, mësohet se sapo ishte kthyer nga Barcelona. Ai kishte udhëtuar këtë mëngjes nga qyteti spanjoll në drejtim të Shqipërisë. Autorët dyshohet se kanë pasur informacione të sakta për 47-vjeçarin dhe autorët, të dyshuar si dy qitës dhe një shofer i makinës “Toyota” me targa greke, i kanë bërë pritë në dalje të aeroportit. Gilmando Dani lëvizte si pasagjer në automjetin e blinduar, ndërsa në timon ndodhej shtetasi Muçi Shaljani (alias Sheqeri), i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe sipas policisë ndodhet në gjendje kritike për jetën. Dani është viktima e 42-të për vitin 2025 në vendin tonë nga ngjarjet kriminale dhe atentatet mafioze.