Atentati në Rinas, vritet Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

Atentati në Rinas, vritet Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

vendngjarje-Gilmando Dani TIRANË- Gilmando Dani ka mbetur viktimë e atentatit paraditen e sitme pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas. Sipas burimeve mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur në një makinë të bardhë. Disa kalimtarë të rastit, por edhe policë kanë shkuar në ndihmë për të hapur mjetin. Ndërkohë, si pasojë e të shtënave i plagosur ka mbetur Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili ka qenë pasgjer në makinë. Dani është një emër i njohur për autoritetet, pasi njihet si një ndër anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit. 47-vjeçari Gilmando Dani është konsideruar gjithnjë si person i rrezikshëm për shkak të ekspozimit të tij të shpeshtë në episode të përbashkëta me Emiljano Shullazin. Mësohet se ndaj Danit është bërë atentat dhe dy herë më parë,...