Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Takimi Trump – al Sharaa, Siria negociata për bashkimin me Marrëveshjet e Abrahamit?
Vetëm disa orë pas takimit të tij me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti sirian Ahmed al-Sharaa deklaroi për “Fox News” se Siria nuk do të hyjë për momentin në negociata direkte për t’u bashkuar me Marrëveshjet e Abrahamit, por nuk e përjashtoi një zhvillim të tillë në të ardhmen. “Siria ka një situatë të ndryshme nga vendet që i janë bashkuar këtyre marrëveshjeve”, tha al-Sharaa. “Ne kemi një kufi të përbashkët me Izraelin, dhe që prej vitit 1967, Izraeli ka pushtuar Lartësitë e Golanit.” Sipas “Haaretz”, Shtetet e Bashkuara po përgatiten të vendosin një prani ushtarake në një bazë ajrore në Damask, si pjesë e një pakti sigurie që Uashingtoni po ndërmjetëson mes Sirisë dhe Izraelit. Ky zhvillim shihet si përpjekje për të...