Pakistani “në gjendje lufte”, shpërthimi pranë gjykatës shkakton 12 viktima dhe 20 të plagosur

Pakistani “në gjendje lufte”, shpërthimi pranë gjykatës shkakton 12 viktima dhe 20 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mesditën e kësaj të marte, më 11 nëntor, kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, i cili ka shkaktuar deri më tani të paktën 12 viktima dhe mbi 20 të plagosur. Siç shkruan Al Jazeera, sulmi ndodhi pranë hyrjes së Kompleksit Gjyqësor të Qarkut, një zonë e frekuentuar çdo ditë nga qytetarë dhe avokatë. Ministri i Brendshëm Mohsin Naqvi konfirmoi se bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës. Sipas tij, sulmuesi kishte synuar të hynte në ambientet e gjykatës, por pasi nuk ia doli, hodhi veten në erë pranë një automjeti policie. Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Presidenti Asif Ali Zardari e dënoi ashpër sulmin, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave...