Netanyahu: Do ta zbatojmë armëpushimin në Gaza e Liban me “grusht të hekurt”

Netanyahu: Do ta zbatojmë armëpushimin në Gaza e Liban me “grusht të hekurt”

Izraeli është i vendosur të zbatojë marrëveshjet e armëpushimit në Gaza dhe Liban “me grusht të hekurt”. Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në seancën plenare të parlamentit izraelit Knesset, duke shtuar se kjo do të zbatohet vetëm për sa kohë ekzistojnë këto marrëveshje, veçanërisht në lidhje me Libanin, ku sulmet e përditshme të IDF-së kundër objektivave të Hezbollahut kanë rifilluar. Ndërkohë, parlamenti miratoi projektligjin për dënimin me vdekje për terroristët që vrasin qytetarë izraelitë. Ky është votimi i parë nga tret ë nevojshme për miratimin përfundimtar të legjislacionit. “Jemi në rrugën e duhur për të bërë histori. E premtuam dhe e kemi mbajtur”, tha ministri i ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir në X. Projektligji tani do t’i dërgohet komisionit për t’u përgatitur për dy leximet e fundit...