Fëmijë me porosi, në SHBA plasin polemikat për start-up e gjenetikës

Fëmijë me porosi, në SHBA plasin polemikat për start-up e gjenetikës

Në Silicon Valley, zemra e inovacionit botëror, po zhvillohet një projekt që ka tronditur botën shkencore dhe etike. Sipas Wall Street Journal, kompania e re Preventive, e themeluar në San Francisco në maj, po punon për modifikimin gjenetik të embrioneve njerëzore me qëllimin për të parandaluar sëmundjet e trashëguara. Pas kësaj nisme qëndrojnë emra të njohur të teknologjisë si Sam Altman, drejtori ekzekutiv i OpenAI, dhe Brian Armstrong, CEO i Coinbase. Por ajo që ka ndezur debatin është mundësia që përmes kësaj teknologjie të krijohen në të ardhmen “fëmijë të personalizuar”, me prindër që mund të zgjedhin tipare fizike apo aftësi të caktuara, nga ngjyra e syve deri te inteligjenca. Edhe pse modifikimi i embrioneve njerëzore është i ndaluar në SHBA dhe Europë, kërkimet mbi...