Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Sarkozy rrëfen 20 ditët që kaloi në qeli: Burgu është makth
Bota E Martë, 11 Nëntor 2025 12:55 Pas 20 ditësh burgim, të cilat më herët i kishte cilësuar “rraskapitëse” dhe “makth”, ish-presidenti francez u lirua dje nga burgu La Sante në Paris.“Ligji është zbatuar. Tani do të përgatitem për apelimin. Energjia ime përqendrohet ekskluzivisht në provimin e pafajësisë sime. E vërteta do të triumfojë”, shkroi në rrjetet sociale pas lirimit. Sarkozy u burgos më 21 tetor, pasi një gjykatë në Paris i dha dënim me pesë vjet burg për bashkëpunim kriminal lidhur me financimin e fushatës së tij zgjedhore të 2007-s nga regjimi i Gadafit. Ai mohon çdo shkelje dhe ka bërë apel kundër vendimit, që do të gjykohet pranverën e ardhshme. Gjykatësit vendosën muajin e kaluar se, për shkak të “rëndësisë së jashtëzakonshme” të...