Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kryemadhi: Prokuroria nisi hetimet për minierat e floririt, por kemi ngel të heqja e mitrës time
Monika Kryemadhi tha se do të kërkojnë që dosja ndaj saj dhe Ilir Metës të kthehet në SPAK. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh se Prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen në gjykim pa mbyllur hetimet për të vetmin shkak, sipas saj, ‘sepse i binte të dilte Ilir Meta nga burgu’. Kryemadhi deklaroi se hetimi për të dhe Ilir Metën “filloi për minierat e floririt, gradaçelat në Angli dhe Amerikë dhe milionat në offshore, por po rezultojmë që kemi ngelur të heqja e mitrës së Monika Kryemadhit në 2019”. “Nuk ka asnjë provë të re, por është kthimi i përgjigje të letërporosisë që ka bërë SPAK në nëntor 2024 dhe ka ardhur më 1 tetor. Kjo tregon që Prokuroria ka shkelur procedurën...