PD bojkoton komisionin e Reformës Territoriale, aleatët marrin pjesë në mbledhje

PD bojkoton komisionin e Reformës Territoriale, aleatët marrin pjesë në mbledhje

Është mbledhur sot për herë të parë Komisioni i Reformës Territoriale për të bërë konstituimin. Komisioni drejtohet nga socialisti, Arbër Mazniku, ndërsa anëtarët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë. PD kishte njoftuar më herët se nuk do të merrte pjesë në komisione deri në një njoftim të dytë. Por  ajo që u vu re ishte prezenca e aleatëve të Partisë Demokratike, konkretisht Vangjel Dule nga PBDNJ dhe Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë. Ky komisioni bashkëdrejtohet edhe nga Luçiano Boçi i PD, por që nuk ishte i pranishëm. Mazniku deklaroi se janë të hapur për një bashkëpunim me opozitën. “Jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën siç u tregua me të gjitha kërkesat që opozita pati për krijimin e këtij komisioni dhe janë adresuar...