No Image Available

‘Mbikëqyrja Institucionale’! Mara: SPAK 220 mln lekë për hetimet! KLGJ: 2 mld më pak nga sa kërkuam, s’na dalin

kreu i KLGJ, Ilir Rusi TIRANË-Në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale po diskutohet për projekt buxhetin e vitit 2026. Prokurori Vladimir Mara tha se menaxhimi financiar i SPAK është fokusuar në financimin e shpenzimeve dhe përmbushjen e objektivave prioritare si përmirësimi i kapaciteteve të hetimit penal, forcimi i kapaciteteve për hetimet financiare dhe pasurore dhe ndjekjen efektive të konfiskimit. Shifra e planifikuar për rritjen e kapacitetit të hetimeve është 220 milionë lekë. Vladimir Mara: Në 2026 janë planifikuar edhe 220 mln lekë që kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve të hetimit. Një pjesë e këtij buxheti shkon për rritjen e kapaciteteve hetimore. Sa i përket ngjarjes së ndodhur për sigurinë, janë marrë të gjitha masat lidhur me sigurinë e godinës, në të cilën ushtron...