Arrestimi i 27-vjeçarit në Bashkinë e Pogradecit/ Banorët në protestë: Lironi Kevin Muçollarin

Arrestimi i 27-vjeçarit në Bashkinë e Pogradecit/ Banorët në protestë: Lironi Kevin Muçollarin

Banorët e Çërravës në Pogradec ngritën sërish sot një protestë në mbështetje të Kevi Muçollarit, i cili u arrestua një ditë më parë nga policia me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”. Raportohet se banorët kërkojnë lirimin e bashkëfshatarit të tyre, duke thënë se ai është provokuar dhe se është goditur nga këshilltari Engjëll Shyti. Ndër të tjera, banorët vijojnë të protestojnë edhe kundër vendimit të miratuar në mbledhjen e këshillit bashkiak, e cila u zhvillua mesditën e djeshme. Banorët thonë se arrestimi i Kevi Muçollarit ishte politik dhe i padrejtë, pasi ai mbrojti dje sipas tyre të drejtat e banorëve. “Unë kam qenë prezent në mbledhjen e bashkisë dhe reagimi i këshilltarit ishte i padrejtë. Nuk ishte ofendim se “legen” e themi gjithë...