Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Lufta kundër kultivimit të narkotikëve, Proda bën bilancin: Shkodra, qarku me risk më të lartë në vend
Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mori pjesë në konferencën me Departamentin e Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme të Italisë, për luftën kundër kultivimit të Cannabisit, gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së tij, Proda u shpreh se lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet strategjik për Policinë e Shtetit, si dhe një objektiv që kërkon angazhim të përditshëm, koordinim, transparencë dhe vendosmëri. Ai theksoi se kjo betejë kërkon angazhim të vazhdueshëm, transparencë dhe vendosmëri, ndërsa evidentoi rezultatet konkrete të arritura gjatë vitit 2025 dhe forcimin e bashkëpunimit me Guardia di Finanza dhe institucionet italiane. Fjala e plotë: Është kënaqësi dhe përgjegjësi profesionale të jemi sot, së bashku, në këtë konferencë të rëndësishme, e cila prej shumë vitesh përfaqëson një nga modelet...