Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nafta dhe benzina edhe më shtrenjtë vitin e ardhshëm, dy rritje taksash për karburantet në janar e korrik
Në vitin 2026, karburantet në Shqipëri pritet të shënojnë një tjetër rritje çmimi, si pasojë e dy ndryshimeve fiskale të përfshira në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Sipas relacionit të projektbuxhetit, qeveria parashikon indeksimin e akcizës me 1.5% që nga janari 2026, si dhe rritjen e taksës së karbonit nga 3 lekë/kg në 4.5 lekë/kg duke filluar nga korriku 2026. Të dyja këto masa do të reflektohen drejtpërdrejt në çmimin final të naftës dhe benzinës që paguajnë qytetarët, si edhe bizneset. Efektet fiskale: +667 milionë lekë të ardhura shtesë nga politikat ekzistuese Në analizën e të ardhurave për buxhetin 2026, Ministria e Financave thekson se efektet e politikave të mëparshme fiskale do të sjellin rreth 667 milionë lekë të ardhura shtesë në buxhet. Një pjesë...