‘Djali vrau babin, vrasja për një kalë, kuzhinieri u vra nga kolegu’! Ministrja: Polici s’mund të rrijë në kuzhinë dhe restorante

‘Djali vrau babin, vrasja për një kalë, kuzhinieri u vra nga kolegu’! Ministrja: Polici s’mund të rrijë në kuzhinë dhe restorante

TIRANË-Ministrja e Brendshme Albana Koçiu në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka komentuar tre vrasjet e 28 tetorit, ku Marjan Kodheli vrau me thikë babin e tij Pjetër Kodhelin; picieri Filip Shehu vrau me thikë kolegun, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari në bar-restorantin “City Lounge” dhe Kristo Mema vrau turistin 42-vjeçarin Keli Hoxha, në kalanë e Beratit, pas sherrit banal për kalin. Sa i përket tre rasteve Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu u shpreh se ngjarjet janë tragjike por të pashmangshme nga puna që bën përditë Policia e Shtetit. Sipas saj në këto ngjarje nuk impikohet puna e Policisë së Shtetit. Albana Koçiu: Do ndalem pak tek historia e vrasjeve të ndodhura në një ditë, tre vrasje në një ditë. Për hir të së vërtetës janë tre krime tre...