Panairi në krizë/ Ymeri: Çmimet e librave janë të papërballueshme

Panairi në krizë/ Ymeri: Çmimet e librave janë të papërballueshme

Panairi i 28-të i Librit, që do të hapet më 12 nëntor në Tiranë, shënohet nga një rënie e numrit të botimeve për shkak të krizës ekonomike dhe emigracionit. Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Shqipërisë, Petrit Ymeri, paralajmëron se çmimet e larta të librave dhe mosfurnizimi i bibliotekave po varfërojnë tregun e leximit, ndërsa motoja e këtij viti “Ndërgjegjja e shqiptarëve ka nevojë për librat” mbetet një thirrje për reflektim. Në prag të hapjes së Panairit të 28-të të Librit, që do të zhvillohet nga data 12 deri më 16 nëntor në Pallatin e Kongreseve, Shoqata e Botuesve Shqiptarë zhvilloi një konferencë për shtyp, duke shpalosur problematikat dhe pritshmëritë për këtë edicion. Panairi i këtij viti do të ketë më pak tituj të rinj...