Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kërkoi heqjen e sekuestrimit të sendeve personale, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës
Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimin e bërë nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim.Xoxa ka kërkuar që të hiqet masa e sigurisë së sekuestrimit të sendeve të saj personale. Telefoni, dokumente dhe materiale të tjera që u bllokuan nga SPAK gjatë kontrolleve të ushtruara në Dhjetor të vitit të shkuar, do të vijojnë të qëndrojnë në duart e hetuesve.Njoftimi: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 15.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 92, datë 08.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses A.X., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 93, datë 20.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së...