Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

Të dashur vellezër e motra ! Sot në Shkodrën tonë të dashur qytetin e martirëve dhe të dritës përkujtohet me mirënjohje e me emocion të thellë 35-vjetorin e Meshës së Pare të kremtuar publikisht pas dekadash ndalimi të fesë, si dhe Faljes së Parë në Xhaminë e Plumbit, në dhjetorin e vitit 1990. Ishte momenti kur, pas një periudhe të gjatë heshtjeje e dhimbjeje, zëri i Zotit u dëgjua serish në Shkodër, dhe besimi i popullit tonë u ngrit si një flakë që nuk mundi ta shuante asnjë errësirë. Në atë dite të Nëntori në varrezat e Rrmajit, Dom Simon Jubani, meshtar i Kishës martire shqiptare, ngriti për herë të parë pas shumë vitesh duart drejt qiellit dhe shqiptoi fjalët e shenjta të Meshës. Ishte...