Buxheti 2026 i KLGJ-së rreth 6.38 miliardë lekë, ja me sa rriten shpenzimet

Buxheti 2026 i KLGJ-së rreth 6.38 miliardë lekë, ja me sa rriten shpenzimet

Një parashikim i bërë për Këshillin e Lartë Gjyqësor orienton në disa shifra që lidhen me buxhetin e vitit 2026. Siç u raportua sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, buxheti i KLGJ-së pritet të jetë rreth 6.38 miliardë lekë në total, i ndarë për shpenzime për paga, shërbime dhe investime. Po ashtu, është parashikuar një rritje e shpenzimeve të institucionit me rreth 20% ose 1.13 miliardë lekë. “Buxheti për vitin 2026, parashikon rreth 6.38 miliardë lekë, i ndarë në shpenzime për paga dhe sigurime shoqërore, për mallra dhe shërbime, për transferta dhe investime. Të gjitha janë parashikuar nga buxheti i brendshëm. Numri i punonjësve i parashikuar për vitin 2026 është 1992 punonjës. Shpenzimet totale të KLGJ-së janë rritur me 1.13 miliardë lekë ose rreth 20%...