Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Buzhala: Rama ose po ndërmjetëson për ‘kurbanin’, ose është para një shpërthimi të madh
Dosja e tunelit të Llogarasë, e cila po hetohet nga SPAK-u, e përshkruar si rasti “më i dhimbshëm personal” për Kryeministrin Edi Rama, po mban pezull skenën politike shqiptare, duke kërcënuar me një “shpërthim të madh”. Në qendër të saj është një tender me një kompani turke, i cili cilësohet aq flagrant dhe transparent, saqë çdo lëvizje për ta anashkaluar do të vinte në pikëpyetje të thellë besueshmërinë e sistemit të drejtësisë. Berat Buzhala shprehet se rasti i hetimit të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku nga SPAK, është rast specifik, që ndryshon rrënjësisht nga të tjerët. Sipas tij, provat janë aq të pakundërshtueshme sa nuk ka nevojë “as për paraburgosje të shpejtë, sepse çdo gjë ka ngelur aty”. Për analistin Buzhala, faktet e bëjnë...