Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re
Fermerët të pajisur me NIPT që do të shesin produktet e tyre bujqësore te grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet do të përfitojë nga skema e kompensimit të TVSH-së 10% të propozuar me paketën e re fiskale. Nga skema e kompensimit do të përjashtohen fermerët që i nënshtrohen TVSH-së. Drafti “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” parashikon se kategoria përfituese e kompensimit do të jenë fermerët të pajisur me NIPT, pra ata që do të shesin të grumbulluesi apo përpunuesi. Sipas ligjit të TVSH-së fermeri i pajisur me NIPT për xhiron me vlerë deri në 10 mln lekë shet te përpunuesi apo grumbulluesi produktet e veta pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që lëshohet nga blerësi...