Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
U rrëmbyen dhe u masakruan në Dubai, zbulohen detaje nga vrasja e çiftit
Një ngjarje makabre ka tronditur Emiratet e Bashkuara Arabe, ku një çift rus u rrëmbye dhe u vra brutalisht pasi u josh me premtimin për një takim me “investitorë”. Viktimat janë Roman Novak, 38 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Anna, të cilët prej vitesh jetonin në Dubai dhe shfaqnin në rrjete sociale një jetë luksoze me makina sportive e udhëtime me avionë privatë. Çifti u zhduk një muaj më parë pasi udhëtuan drejt resortit malor Hatta. Sipas hetimeve, shoferi i tyre personal i kishte dërguar deri në një parking pranë liqenit, ku më pas ata u transferuan në një tjetër automjet. Pak çaste më vonë, Novak kishte dërguar një mesazh të dëshpëruar: “Kam ngecur në male, pranë kufirit me Omanin, më duhen urgjentisht 152 mijë...