VIDEO/ I maskuar dhe me shishen e benzinës në derën e biznesit, si autori i maskuar i vuri flakën mobilierisë

VIDEO/ I maskuar dhe me shishen e benzinës në derën e biznesit, si autori i maskuar i vuri flakën mobilierisë

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet momenti i vënies së zjarri të biznesit të mobilierisë në Vlorë. Sipas burimeve policore, rreth orës 03:00 të mëngjesit, një person i maskuar është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa i afrohet objektit, thyen xhamin e derës me një çekiç dhe më pas, duke përdorur një bidon të mbushur me benzinë, i vë flakën mobilierisë. Autori më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Flakët janë vënë re nga një fqinj, i cili ka njoftuar menjëherë pronarin e biznesit, Eduart Aliko. Ky i fundit ka mbërritur në vendngjarje vetëm pak minuta më pas dhe ka parë se kati i parë i mobilerisë ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vend kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë...