Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
Maliq – Gjendet i pajetë 45-vjeçari në fshatin Plasë, dyshohet aksidentale
Screenshot Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Plasë të Maliqit, ku një 45-vjeçar është gjetur i pajetë pranë një banese. Viktima është identifikuar si Eduard Çarçani, i cili jetonte i vetëm prej disa kohësh, pas divorcit, ndërsa më herët ka qenë emigrant në Itali së bashku me familjen.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Çarçani ka tentuar të hyjë në oborrin e një banese që nuk ishte e tij, duke kaluar nga muri rrethues. Gjatë këtij momenti, bluza e tij ka mbetur e fiksuar në kangjellat e murit, çka dyshohet të ketë shkaktuar mbytjen aksidentale. Po ashtu, burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 45-vjeçari mund të ketë qenë në gjendje të dehur. Reklama...