Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kushtetuesja shqyrton sot ankesën e Naureda Llagamit kundër vendimit të Gjykatës së Lartë
Këtë të martë, më 11 nëntor, Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë një seancë për të shqyrtuar ankesën e Naureda Llagamit kundër vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila shpalli Asim Vokshin fitues në procesin e votimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Llagami pretendon se ka siguruar në total 9 vota, përfshirë një votë që Gjykata e Lartë e ka konsideruar të pavlefshme, duke u bazuar në dy shenja të supozuara si tentativë ndikimi në rezultat. Sipas rregullave, për t’u shpallur fituese i duheshin 3/5 e votave, dhe për shkak të pavlefshmërisë së votës, Asim Vokshi u shpall automatikisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese, pasi ishte i pari në renditjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Llagami kërkon që kjo votë të njihet si e vlefshme dhe...