Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka paditur në Gjykatën Kushtetuese, kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi vendimin e Apelit për dënimin e tij për kallëzim të rremë publik me 1 vit burg. Relatore e çështjes është Mariana Semini. Salianji ka deklaruar më parë se ai u burgos për shkak të bindjeve politike, ashtu sikurse është shprehur se të gjitha denoncimet e tij po faktohen. Apeli e dënoi ish-deputetin e PD me 1 vit burg për veprën penale “kallzim i rremë”, por ai u lirua pas 9 muajsh.