E rëndë në Maliq/ Tentoi të hynte në një banesë, gjendet i varur në kangjellat e murit rrethues një person

E rëndë në Maliq/ Tentoi të hynte në një banesë, gjendet i varur në kangjellat e murit rrethues një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, pasi një person është gjetur i pajetë në një banesë në fshatin Palasë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një 45-vjeçar është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese. Dyshohet se viktima ka dashur të hyjë brenda banesës (që nuk ishte e tij) duke kaluar nga muri por bluza i ka ngecur në kangjellat dhe për pasojë, ka ndërruar jetë. Gjithashtu dyshohet që 45-vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën hetimet lidhur me rastin. Top Channel